fbpx

Denoncimi bombë/ “Të mbyllet urgjent qendra, mund të infektojë popullatën”

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi ka bërë një denoncim ditën e sotme në Facebook ku shkruan se një staf mjekësor në Kamëz ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mirëpo, ai shkruan se askush nga stafi nuk është kontaktuar për hetim epidemiologjik.

Denoncimi i ekspertit:

Qeveria eshte dorezuar perpara virusit covid-19. Ajo nuk arrin te mbroje as qytetaret, as punonjesit e shendetesise. Nje staf mjeksor i qendres shendetesore Kamez ka rezultuar covid-19 pozitiv, dhe gjej rastin ti uroj koleges sherim te shpejte. Por, asnje nga stafi nuk eshte kontaktuar per hetim epidemiologjik, aq me teper ti behet tamponi. Ne mungese te kryerjes se tamponit, kjo qender duhet mbyllur derisa te sqarohet statusi shendetesor i punonjesve te saj, qe mos te kthehe ne qender infektimi per popullaten si QSUT. Nderkohe, Rama eshte fshehur, dhe nuk foli asnje fjale as per humbjen e jeteve te dy mjekeve. TURP