fbpx

Denoncimi i fortë i Ina Zhupës: Nuk ka fonde, mësuesit në këtë qytet nuk janë paguar sepse…

ina.jpg

Zëdhënësja e partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh që ka marrë nga një mësuese në Sarandë e cila i thotë se nuk kanë marrë ende rrogën si pasojë e mungesës së fondeve.

 “Paratë e buxhetit harxhoheshin në fushatë elektorale dhe sot njoftojnë mësuesit e Sarandës që nuk ka fonde për ti paguar. Duan të vjedhin edhe mundin e mësuesve ndërsa me paratë e tyre vodhën zgjedhjet.

Ky është mesazhi në ëhatsapp që ju ka mbërritur drejtuesve nga Zyra Arsimore Sarandë: “ Pershendetje! Uroj të jeni mire.Ju lutem njoftoni mësuesit tuaj ,që këtë muaj nuk janë hedhur orët suplementare për mungesë fondesh .faleminderit.”

Paratë për të paguar oligarkët për koncensione fantazëm gjenden dhe nuk vonojnë asnjë sekondë. Paratë për të paguar punën e mësuesve që mbajnë familjen me rrogat e tyre dhe që sakrifikojnë në një shtet që nuk kujdeset për ta nuk gjenden!

I bëj thirrje të bëjnë pagesat e orëve suplementare siç ju takon mësuesve!”- ka shkruar Ina Zhupa.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303