Denoncimi i fortë ndaj Artan Lames, qytetari publikon ‘faktet’

lame-2.jpg

Kreu i Kadastrës Artan Lame është denoncuar nga një qytetar i cili bën të ditur se firma ‘Kamza Development’ ka zaptuar më shumë sipërfaqe toke seç ka blerë, ndërsa thekson se pronar i tokës është ai, ndërsa publikon çertifikatën dhe kartelën e pasurisë.

Qytetari Bilal Gjuzi shkruan se firma në fjalë ka fituar mbi 60 milionë euro si dhe është ndërtim informal edhe pse ka marrë leje ndërtimi. Më tej, qytetari shton se dhe pse është pronar me çertifikatë, shteti po kërkon që ti japë legalizimin kompanisë.

DENONCIMI:

Firma ndertuese Kamza Development ka blere 34500m² toke, nderkohe ka zaptuar 63000m² dhe ka ndertuar. Une jam pronar me Çertificate Pronesie Harte Treguese dhe Kartelë Pasurie. Jane shitur me mbi 550 € dhe firma ne fjale ka fituar mbi 60 milion euro. Nderkohe mua si pronar me Çertifikata në meritën shteti, dhe kerkon ti jape legalizimin Firmat ne fjale si ndertim informal, edhe pse firma ne fjale ka leje ndërtimi dhe seshte ndertim informal.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303