fbpx

Denoncimi i fortë/ “Vatër e rrezikshme e Covid”, ish-deputetja sapo e zbuloi

albana_vokshi.jpg

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat është një vatër e re e COVID, ku 4 persona janë infektuar por drejtori refuzon të mbyllë institucionin.

Denoncimi i Vokshit:

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat, vatër e COVID19 – Drejtori refuzon ta mbyllë!

Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, në Njësinë Vendore tê kujdesit Shëndetësor në Berat janë identifikuar 4 raste pozitiv me Covid19.

Urdhri për mbylljen e kësaj njësie nga Inspektorati Sanitar është dhënë që ditën e hënë. Por Drejtori Artur Bani, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, refuzon ta mbyllë sepse ka frikë se evidentohet dështimi në marrjen e masave parandaluese nga ana e tij dhe e qeverisë. Për Drejtorin rilindas të Edi Ramës, jetët 73 personave staf i Njësisë nuk kanë asnjë rëndesi.

Njësia tashmë është shndërruar në vatër e rrezikshme aktive infeksioni. Ministria e Shëndetësisë, Institucionet përkatëse të marrin masa për mbylljen e saj për aq kohë sa është e nevojshme.

Papërgjegjshmëria e Drejtorit është e dënueshme. Çdokush që rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve duhet të shkojë në burg. Përhapja e sëmundjeve infektive me paramendim apo jo, dënohet me burg sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Penal.

Organi i akuzës të veprojë!!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303