24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Denoncimi/ “Shpërndahet teza e provimit në këmbim të votave”

spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast të shpërndarjes së tezës së provimit të anglishtes, në qytetin e Kukësit.

Me një shënim në “Facebook”, Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili shkruan se drejtoresha e gjimnazit “Havzi Nela” ka publikuar tezat e testit të anglishtes me qëllim për t’i shërbyer Safet Gjicit, kandidat i PS-së për bashkinë e Kukësit që të sigurojë sa më shumë vota.

“Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit!Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital! sb Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!”-shkruan Berisha.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat