fbpx

Denoncimi/ “Veliaj ka hapur tenderin, do betonizojë parkun e liqenit”

1575799384_veliaj.jpg

Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi sipas saj më 13 mars bashkia ka hapur tenderin për betonizimin e parkut të liqenit.

Sipas Zhupës, Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar.

POSTIMI I PLOTË

Koronavirus tregoi edhe një herë sa shumë rëndësi ka cilësia e ajrit në jetëgjatësine tonë. Mushkri të shëndetshme, jetë e gjatë. Në mes të kësaj situate të vështirë për shendetin e gjithsecilit, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me 13 mars për atë që do jetë betonizimi i madh i parkut të liqenit. Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit artificial.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. Tani ai shfrytezon këtë situate ku njerezit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar një plan shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit. Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndertime me 9 kate edhe 29 metra lartësi. Bashkia me justifikimin e ndërtimit të Biblotekes së re Kombëtare në këtë zonë apo edhe institucione të tjera do të hapi rrugën për t`i dhënë pjesën e parkut një privati për të ndërtuar objekte me destinacion tregtar! Një plan i papranueshem për qytetarët e Tiranës, ndaj edhe përgatitet edhe botohet në ditët e fatkeqësisë natyrore kur njerezit janë perballë vdekjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303