fbpx

Denoncohet nga fqinjët, Policia arreston 33-vjeçarin, zbulohet arsyeja

Një 33-vjeçar, banues në Ternovë, Bulqizë ka rënë në prangat e Policisë për armëmbajte pa leje.

Mësohet se 33 vjeçari është denoncuar nga fqinjët dhe gjatë kontrollit të banesës iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Policisë çon në pranga një 33-vjeçar.

Sekuestrohen nga Policia, 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, falë bashkëpunimit çdo ditë e më tepër mes qytetarëve dhe Policisë, është bërë e mundur goditja e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

  1. K., 33 vjeç, banues në Ternovë, Bulqizë.

 

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.