fbpx

Dentistët në Durrës flasin për rritjen e çmimeve, ja ç’paralajmërohet

Mjekët stomatologë në Durrës bëjnë me dije se çmimet e shërbimeve do të rriten tanimë pas situatës nga COVID-19.

Nga krahu tjetër të gjithë elementët duke nisur nga maskat, kostumet një përdorimëshe, qeset për këmbët etj, janë rritur disa fish. Kështu deklaroi mjekja stomatologe Elsdona Spiri në një intervistë për News24. Ajo tha se çmimi mund të rritet nga 500 deri në 1 mijë lekë të reja, ndërsa stomatologët si profesione të lira nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti.

Stomatologët kanë nisur punë pas dy muaj ndërprerje dhe për sigurinë e pacientëve janë shtuar elementë për të shmangur infektimin nga koronavirusi. Edhe urdhri i farmacistëve doli me një peticion në lidhje me një sërë kërkesash për ndihmë nga na e qeverisë, tha mjekja stomatologe. Edhe parukeritë në masë të madhe kanë rritur çmimin me 100 lekë të reja në Durrës për pajisjen me maskë dhe elementë të tjerë për klientët e tyre.