Depp shfaqet në gjyq me kravatën e dhuruar nga Vuçiç, serbët në ‘delir’

640-0-shutterstock-editorial-12807557e-429.png

Ditën e djeshme, aktori hollivudian Johnny Depp është shfaqur në sallën e gjyqit me kostum gri, këmishë blu dhe kravatë, të cilën e ka marrë gjatë qëndrimit në Serbi. Aktori e ka marrë kravatën si dhuratë gjatë vizitës së tij në Serbi në tetorin e vitit të kaluar nga aktori Millosh Bikoviq.

Sipas mediave serbe, është një kravatë e frymëzuar nga detajet e mozaikut të Tempullit të Shën Savës. Çmimi i kësaj kravatë është 10.000 dinarë. Ajo është pjesë e koleksionit të mozaikut dhe është krijuar nga mëndafshi natyral. Është frymëzuar nga detaje nga mozaiku i tempullit të Shën Savës.

Pas humbjes në raundin e parë, në një gjyq për shpifje në Britaninë e Madhe, Depp 58 vjeç paditi Heard 35 vjeç në një gjykatë në Virxhinia dhe po kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për një shkrim të WP ku akuzohej për dhunë nga ish-bashkëshortja. Ai mohon çdo abuzim. Megjithatë, Heard u kundërpërgjigj me një padi dhe kërkoi kundërkompensim prej 100 milionë dollarësh.

Depp vizitoi Serbinë vitin e kaluar ku mori dhe një medalje nga presidenti Aleksandër Vuçiç si pjesë e Ditës së Shtetësisë Serbe, e cila përkujton kryengritjen e parë serbe që çoi në Revolucionin Serb kundër sundimit osman në fillim të viteve 1800. Depp ka punuar kohët e fundit në projekte të lidhura me Serbinë, duke përfshirë xhirimet e skenave në Beograd për ‘Minimata’ dhe rolin ku dha zërin e tij për një rol kryesor në serialin e animuar të prodhuar nga Serbia, Puffins.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303