Depresioni para lindjes, sfida e nënave të këtij shekulli

Studiuesit e rinj kanë zbuluar që nënat e reja kanë nevojë për një mbështetje më të madhe, megjithëse asnjë institucion nuk po zhvillohet në këtë drejtim. Rezultatet e studimit  e nxjerrin shumë të theksuar nevojën për ekzaminimin dhe reduktimin e impaktit që sjell me vete depresioni tek nënat e reja.

Depresioni post-partum nuk është  më një tabu e papërballueshme, por një realitet gjithnjë e më i diskutueshëm, edhe falë të famshmeve që kanë ndarë përvojat e tyre si Gwyneth Paltrow apo Chrissy Teigen.

Por depresioni nuk godet vetëm pas lindjes së fëmijës, përkundrazi: shpesh mund të shfaqet gjatë shtatzënisë dhe është po aq e vështirë për t’u përballur me të. Depresioni para lindjes po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur dhe sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Bristol, gratë shtatzëna të këtij mijëvjeçari kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një depresion gjatë shtatzënisë  në krahasim me gjeneratat paraardhëse.

25% e grave të këtij mijëvjeçari kanë shfaqur nivele të depresionit gjatë periudhës së shtatzënisë, një rritje rreth 17% në krahasim me gratë shtatzëna në vitet ’90.

/real-news.tv/