Deputetë të PD i bashkohen protestës, në mbrojtje të Teatrit

Ish-deputetë të Partisë Demokratike i janë bashkuar protestës tek Teatri Kombëtar, që tashmë ndodhet i rrethuar nga Policia.

Më herët nuk ka munguar përplasja mes artistëve dhe policisë. Gjatë një përplasje është tërhequr zvarrë regjisori Eduart Budina. Artistët shprehen të vendosur se nuk të lejojnë shembjen.