Deputetët e PD-së, raki, mishra, meze dhe muzikë me kitarë

1542452083_halimi.jpg

Raki, mishra, meze dhe muzikë me kitarë. Deputetët e PD-së, po e shijojnë më maksimum bojkotin që i bëjnë parlamentit prej muajsh, duke mos hequr dorë nga qejfet.

Ish-deputeti i PD-së, Eduard Halimi,  postoi rreth 24 orë më parë, në profilin e vet në Facebook, disa foto nga një darkë me kolegët e tij të PD-së, me shënimin:

“Nuk mund të vendosim kush do të jenë fëmijët, vëllezërit apo fqinjët…por mund të vendosim kush do të jenë miqtë tanë me të cilët duam të rrimë dhe shkëmbejmë energji pozitive..Me Edin, Florin, Aldon, Flamurin dhe Isufin, miqtë e mi të mirë..”-shkruan Halimi. Në foto shfaqen me kitarë, deputeti Florion Mima që i bie kitarës dhe pastaj rreth një tavoline me deputetët Edi Paloka, Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Isuf Çela.

scroll to top