23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Deputetët evropianë votojnë për t’i dhënë fund ndryshimit të orës

spot_img

Parlamenti Evropian voton pro ndalimit të orës sezonale Parlamentarët evropianë kanë votuar për t’i dhënë fund ndryshimit të orës 2 herë në vit, por kjo do të finalizohet në prillin e vitit 2021, dy vite pas propozimit të parë të ligjvënësve evropianë.

Parlamenti Evropian me 410 vota për dhe 192 kundër, ka votuar në favor të ndalimit të ndërrimit të orës dy herë në vit. Ky votim nuk është fjala e fundit për këtë çështje, mirëpo do të formojë një bazë diskutimi për shtetet e Evropës që të prodhojnë një ligj final.

Ligji evropian ka kërkuar nga shtetet e bllokut që të praktikojnë ndryshimin e orës apo siç quhet “Kursimi i Kohës”, duke lëvizur orët një orë përpara në të dielën e fundit të marsit, si dhe të lëvizin një orë prapa në të dielën e fundit të tetorit.

Komisioni Evropian kishte premtuar në shtator që të përfundonte këtë praktikum, pasi një sondazh me 4.6 milionë përgjigje tregoi se 84% e përgjigjeve ishin kundër ndryshimit të orëve. Ky ndryshim sezonal i orëve ishte temë debati edhe në SHBA, ku ligjvënësit kanë tentuar ta ndalojnë por nuk ia kanë arritur.

Rusia në vitin 2011 kishte vendosur që të qëndronte në kohën verore në tentim për të rritur mirëqenien e qytetarëve, mirëpo u zhvendos në kohën dimërore në vitin 2014 pas ankesave të shumta.

Shumica e vendeve jashtë Evropës dhe Amerikës Veriore nuk ndryshojnë orët e tyre./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat