fbpx

Deputetët “harrojnë” koronavirusin,pa maska, pa distancë, duke u përqafuar

20190613223330sot-kuvendi.jpg

Ligjvënësit e Shqipërisë u mblodhën sot për të votuar ministrat e rinj të emëruar nga Edi Rama dhe dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.Seanca u zhvillua në kushtet e diktuara nga koronavirusi, por zbatimi i masave nuk ishte i tillë.Kjo ishte seanca e parë për këtë vit, e jashtëzakonshme, pasi normalisht punimet ishin parashikuar që të fillonin në 18 Janar.Por edhe pse kishin vetëm pak ditë që nuk ishin takuar, pushimet dhe festat duket se kishin shtuar mallin te deputetët shqiptarë nga të dy krahët, të cilët në momente të caktuara “harruan” koronavirusin duke u përqafuar.Shumica prej tyre mbanin maskë, por kishte edhe rebelë që e injoruan, ndërsa distanca po ashtu linte për të dëshiruar nga ligjvënësit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303