Deputetët njëzëri ‘rrëzojnë’ Metën, ja femra e vetme që doli krah tij

meta-ne.jpeg

Komisioni i Medias ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Ilir Meta mbi rishikimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave.

E vetmja që ka votuar pro dekretit të Metës ka qenë kryetarja e Komisionit Fatjona Dhimitri, e cila dhe më herët ka mbështetur akademikun Artan Fuga në nismën e tij kundër Reformës së Akademisë së Shkencave.

Çfarë konstatoi Meta:

Kreu i shtetit ka argumentuar se projekti bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

Më tej, në kërkesën për rishikimin e ligjin thuhet se e Akademisë së Shkencave të Republikës i jepet një status më i lartë në hierarkinë e kërkimit shkencor.

Madje në argument konstatohet se me këto ndryshime Akademia e Shkencave kthehet në institucionin e vetëm përsa i përket gjuhës shqipe. Ndërsa kreu i shtetit argumenton se ky është një proces vendimmarrës madhor që duhet të përfshijë edhe katedrat përbërëse të fakulteteve të gjuhës, shkencave sociale, gazetarisë etj.

“Akademia e Shkencave nuk mundet dhe, në fakt, nuk do duhej të trajtonte e vetme problematikat delikate të përshtatjes, unifikimit, ndryshimit të simbolit kryesor të identitetit të kombit tonë, me ndryshimet e vrullshme që jeta ka sjellë që nga kongresi i fundit gjuhësor i mbajtur në vitin 1972”, thuhet në dekret.

Një tjetër pikë që kërkohet të rishihet është mbivendosja e funksioneve të Akademisë së shkencave me ligjin për arsimin e lartë, ku institucionet e arsimit humbasin autonominë

Një tjetër pikë ku kreu i tërheq vëmendjen është në ndryshimet për Marrjen e statusit të anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë  ku thekson se pranimi i kandidatëve prezumohet se kryhet individualisht dhe jo në grup dhe shqyrtohet nga Asambleja, rast pas rasti dhe mbi bazën e kritereve jo diskriminuese pozitive ose negative me karakter etnik për secilin kandidat të paraqitur.

Vërejtje janë paraqitur dhe në faktin se në Ligjin e ri të Akademisë së Shkencave shkelet Kushtetuta sa i përket kompetencave të presidentit. Kjo pasi synohet vendosja e një afati 10-ditor, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të kryejë emërimin e kryetarit. Gjë që është e paparashikuar në Kushtetutë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303