“Deputetët rrinë në kafe bashkë dhe pa maska”. Ruçi mëson ç’po ndodh dhe jep urdhrin e prerë

ko.jpg

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka deklaruar se deputetët duhet të jenë të parët që duhet të mbajnë maska, duke kërkuar që askush të mos vijë pa maskë në Kuvend.

“Ne duhet të jemi të parët për zbatimin e masave dhe nuk ka vend për të neglizhuar ne të parët dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo betejë fitohet. Kush është pa maskë në sallë të vendosë maskën, kjo është e para. Këtë e bën e gjithë bota, gjithë protokolli dhe parlamentet e botës. Edhe krerët e shteteve më të fuqishme takohen dhe diskutojnë online”, iu drejtua Ruçi deputetëve.

Ndërkohë, deputeti Korab Lita replikoi me kryeparlamentarin dhe tha se mbledhjet nuk kanë pse të bëhen më online sepse në kafe të gjithë deputetët rrinë grumbull dhe pa maska.

“Është e kotë të bëjmë mbledhjet online, kur deputetët po rrinë grumbuj në kafe”, tha Lita.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303