Deputeti bën paralajmërimin e papritur: Po përgatitemi për një dimër të zi

1559206325_ralfgjoni.jpg

Deputeti Ralf Gjoni ka treguar në Parlament se si  ka kaluar Covid-19. Ai tha se ka shpenzuar 300 mijë lekë të vjetra pasi nuk ka pasur simptoma të rënda.

Më tej, Gjoni theksoi se shqiptarët po paguajnë paratë e gjakut për të tejkaluar koronavirusin.

Ju doni të merrni 180 milionë euro tek BE dhe do merrni edhe tek Banka Për Rindërtim. Por, ku do të shkojnë këta para? Pse marrim borxhe, sepse nuk ka lekë. Nuk ka lekë, sepse ka korrupsion galopant. Po sot që jeni vetë në pushtet e nuk janë as Saliu e as Ilir Meta, kush bën korrupsion. Sot ka korrupsion galopant në miliarda euro. Shqiptarët paguajnë paratë e gjakut për të tejkaluar koronavirusin. Testi në Shqipëri në privat shkon në 120 euro. Parlamenti është vatër infektimi, ku jari rrotullohet me kondicionerë automatikë. Unë e kalova vetë me 300 mijë lekë se nuk pata simptoma të rënda. Jo të gjithë zgjedhin që të besojnë shëndetin në dorën e mjekëve shqiptarë, jo të gjithë mjekët janë pozitivë. Sot kemi mjekë familjeje që thyejnë urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë në kurriz të pacientëve. Këtu i mbysin me kortizonë dhe antibiotikë. E dini ju ç’do të thotë kortizon për një person që kalon Covid-19 në shtëpi, me 37 e gjysmë temepraturë. Është krim.

Gjithashtu Ralf Gjoni nënvizoi se shqiptarët duhet të përgatiten për dimër të zi, ndërsa kritikoi edhe disa mjekë që japin receta.

Mjekët duhet që të nderohen, ka shumë mjekë të mirë, por ka edhe mjekë të tjerë në lagje, që japin receta. Japin kortizon. Është krim, sepse rëndohet imuniteti. Lideri global shkon e flet për Karabakun e ju flisni për Komision për luftëtarët e UÇK-së. Po i japim hov elementit serb dhe rus. Po përgatitemi për një dimër të zi, e qeveria merret me çështje që janë antikombëtare.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303