Deputeti grek i ‘çmend’ të tijtë: “Nuk ka Vorio-Epir, Kaçifa u vra në tokë shqiptare

download-3.png

Debatet që pasuan vrasjen e ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifa, në Bularat të Gjirokastrës vijojnë me intensitet në vendin fqinj, Greqi.

Por një deklaratë e bërë një deputet i parlamentit helen ka krijuar shumë polemika sot.

Deputeti i Syriza-s, Nikos Filis, i cili ka qenë edhe ministër i Arsimit, ka deklaruar se Kostandino Kaçifa u vra në Jug të Shqipërisë dhe jo në Vorio-Epir, sikurse përflitet nga qarqet anti-shqiptare dhe ekstremiste në Greqi.

“Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër”, është shprehur Filis.

Duke folur për ngjarjen ai ka thënë se veprimi i policisë shqiptare, që iu kundërpërgjigj breshërisë së kallashnikovit të qëlluar nga Kostandino Kaçifas, është tërësisht i mirëkuptuar.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thoshit”, nënvizon ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303