Deputeti i Vetëvendosjes tregon kur do të nënshkruhet marrëveshja me LDK

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës ka folur edhe për marrëveshjen VV – LDK.

Murati ka thënë se gjatë kësaj jave pritet që të bëhet nënshkrimi i koalicionit në mes të dy partive.

“Gjatë kësaj jave pritet nënshkrimi i koalicionit”, tha shkurtimisht Murati.

Marrëveshja në mes dy partive u përfol se do të nënshkruhej javën që kaloi, por duket se palët nuk kanë rënë dakord për pasuesin e Hashim Thaçit. Duket se pozita e presidentit ka penguar marrëveshjen mes palëve, edhe pse ato kanë thënë se do të bashkëpunojnë për të finalizuar marrëveshjen.