fbpx

Deputeti jep lajmin tragjik, është ndarë nga jeta në mënyrë misterioze polici

lefter-maliqi-1.jpg

Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka dhënë një lajm tejet të rëndë, atë të ndarjes nga jeta papritur të efektivit Mustafa Hoxha, polic në komisariatin nr.3, në Tiranë.

Mësohet se Hoxha ishte në moshën 53-vjeçare  ndërsa Maliqi shpreh ngushëllimet e tij ndaj familjes ndërsa thekson se rrethanat e ngjarjes janë të panjohura.

”Humbje e madhe dhe e papritur e policit model në moshën 53 vjeç Mustafa Hoxha, në Komisariatin e policisë nr 3 në rrethana të panjohura. Hoxha ka punuar në forcat speciale të Reneas, në forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme, ish-kampion mundjeje i Dinamos, me rezultate të shkëlqyera në vendosjen e rendit dhe luftës ndaj krimit. Humbje e madhe për armatën e Policise. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, u prehtë në paqe,” shkruan Maliqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303