fbpx

Deputeti ju bën thirrje qytetarëve: Në orën 16:30 te Ministria e Brendshme….

Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ju ka bërë thirrje gjtihë qytetarëve që në orën 16:30 të dalin përballë Ministrisë së Brendshme kundër diktaturës.

 “Të dashur miq sot orën, 16:30 së bashku përballë Ministrisë së Rendit në mbrojtje të Demokracise, kundra Diktaturës.

Ora e fitores është shumë pranë. Fundi i Ramavirusit është i pashmangshëm, orët, ditët në vazhdim janë vendimtare për demokracinë.

Uragani popullor do marrë përpara institucionet dhe Parlamentin. Nesër më shumë se kurrë për fatet e vendit”, shprehet Maliqi.