fbpx

Deputeti letër SPAK: Fillo hetimin ndaj politikanëve që kanë…

politik.jpg

Deputeti Andi Përmeti  teksa ka kujtuar 28-vjetorin e vrasjes së Falcones, i drejton dhe një thirrje SPAK për të hetuar këdo politikan që ka 30 vite që, sipas tij, shkatërron vendin.

Leter e hapur per SPAK

Ne 28 vjetorin e vrasjes se Giovanni Falcone.

“Ndiq leket dhe do te gjesh mafian”.

Giovanni Falcone.

Sa e thjeshte po pate guxim dhe do drejtesi!

Fillo hetimin kryesisht per kedo politikan qe ka 30 vite qe shkaterron kete vend. Hetimi eshte i thjeshte. Rroga dhe te ardhurat e deklaruara qe kane:

  1. Politikani
  2. Gruaja/burri
  3. Femijet
  4. Nusja/dhendri i politikanit.
  5. Familjaret e politikanit deri te kushurinjte e pare
  6. Familjaret e gruas/burrit te politikanit deri te kushurinjte e pare.

Heto a i justifikojne te gjithe keta persona me rrogat dhe te ardhurat nder vite:

  1. Shtepite.
  2. Vilat.
  3. Tokat.
  4. Makinat luksoze.
  5. Llogarite bankare.
  6. Aksionet neper kompani dhe bizneset e ndryshme.
  7. Pagesat me qindra mijera euro per shkollimim e femijeve neper bote.
  8. Pushimet perrallore te tyre dhe te femijeve te tyre.
  9. Shpenzimet mujore per shofere/shoqerues/zyra.
  10. Kredite qe kane marre dhe menyren si i kane lare.
  11. Investimet e vogla ne bashkepunim me bizneset qe me pas i jane shumfishuar nga fitimet.

 

Kini guxim!

Sado ti kene fshehur, sado ti kene pastruar leket e fituara, kane vjedhur, rrembyer dhe perlare kaq shume leke te taksapaguesve shqiptare nder vite, sa diku do kene lene gjurme, diku do ti kene shpetuar pa i fshehur.

Mos u genjeni nga deklarimi i pasurise. Hetoni vet ne e doni kete vend, ne doni drejtesine por mbi te gjitha nese nuk jeni dhe ju njesoj si ata.

 

Shqipetaret presin shume nga ju.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303