Deputeti merr vendimin e befasishëm: Do tërhiqem nga angazhimet e mia në Kuvend

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili ka bërë një njoftim të rëndësishëm së fundmi. Në rrjete sociale, ai ka shkruar se nuk do të vazhdojë angazhimet e tij në Kuvendin e Kosovës si kandidat për deputet.

“Unë kam vendosur përfundimisht të tërhiqem prej angazhimeve të mia në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani është koha, besoj, për t’i dhënë hapësirë shtesë një gjenerate të re politike, të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës me ndjenjën më të thellë të atdhedashurisë. Shpresoj shumë, sinqerisht shumë, se kam përmbushur pritshmëritë duke qëndruar në lartësinë e besimit që më kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Unë kam vendosur përfundimisht të tërhiqem prej angazhimeve të mia në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani është koha, besoj, për t’i dhënë hapësirë shtesë një gjenerate të re politike, të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës me ndjenjën më të thellë të atdhedashurisë. Shpresoj shumë, sinqerisht shumë, se kam përmbushur pritshmëritë duke qëndruar në lartësinë e besimit që më kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, për shumë arsye historike e politike, unë do të vazhdoj mbështetjen politike për Partinë Demokratike të Kosovës. Përtej këtij përcaktimi partiak, uroj se Kuvendi i ardhshëm e deputetët e rinjë, do t’iu japin përparësi të padiskutueshme interesave shtetërore të Kosovës, sepse koha ecën shpejtë, pavarësisht faktit nëse ne vendnumërojmë ose bashkëhapërojmë me të. Në çdo rrethanë e përtej çdo partie, Kosova duhet të jetë jo vetëm e para, por edhe mbi të gjitha.

Falemnderit nga zemra për besimin e dhënë dhe mbështetjen e pakursyer për punën time për më shumë se një dekadë si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me respekt të thellë e konsideratë të lartë,

I juaji,
Fatmir Xhelili

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303