Deputeti ngre alarmin, ajo që bëri qeveria na dëmton të gjithëve

lindi.jpg

Deputeti i opozitës, Arlind Çaçani ngre alarmin duke deklaruar se ndihet i keqardhur që buxheti është kaq i varfër. Sipas tij, në buxhet jo vetëm që nuk parashikohen rritje pensionesh dhe rrogash, por edhe parashikimet për investime janë zero.

“Konkluzionet rreth projektlogjit ” Per buxhetin e vitit 2020″

  • Borxhi i ri që do të merret në tregjet Ndërkombëtare do të jetë rreth 62 mld lekë.
  • Projektbuxheti i 2020 sjell mosrealizimin e të ardhurave për këtë vit.
  • Nuk sjell mirëqenie për qytetarët por vetëm varfëri e cila shoqëroret me dyfishimin e gjobave
  • Nuk ka rritje të pagave
  • Nuk ka bonus për pensionistët
  • Nuk ka politikë fiskale
  • Mosrealizimi i të ardhurave për 2020 sepse vazhdojnë të mbeten të njejtat probleme në Ekonomi
  • Asgjë e re në luftën kundër informalitetit
  • Nuk kemi zgjerim të punësimit
  • Nuk ka rritje të fuqisë eksportuese
  • Drafti financiar nuk mbetet në nivelin e duhur, Rininë, Shtresat në Nevojë, si dhe as sektorët prioritar arsimin dhe shëndetësinë.
  • Turizmin dhe mjedisin eshte veshtire te gjendet ne shifrat e projektbuxjetit 2020
  • Infrastruktura: nuk parashikohet ndërtim i asnjë vepre të re në Infrastrukturë, por qeveria mbështetet në projetbuxhetin e 2020 vetëm në projektet e nisura, Kontratat koncensionare, të cilat kanë rritur ndjeshëm pagesat e 2020 vetëm për disa biznese ndërsa popullata e gjerë nuk përfiton nga këto investime”, nënvizon në rrjetet sociale deputeti i opozitës, Arlind Çaçani.
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303