Deputeti ngre alarmin: Sot në shkolla 25 % më pak nxënës

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, i cili e shpalli edhe veten si liderin e opozitës, ka uruar sot me anë të një statusi në ‘Facebook’ të gjithë ata që shkojnë për herë të parë në bankat e shkollës.

Deputeti ka venë në pah edhe një problematike ku shkruan se nga viti i kaluar, në klasat e para kanë shkuar 8 mijë persona më pak.

Ose e përkthyer në përqindje janë rreth 25 % më pak nxënës, faktori kryesor i kësaj tkurrje është emigrimi i shqiptarëve për një jetë më të mirë.

Statusi i Gjuzit:

Sot 25 mijë fëmijë nisën klasën e parë në rrugën e dijes. Sukses & keqardhje ?! Dikur nisnin arsimimin fillimor 33 mijë nxënës.