fbpx

Deputeti Përmeti lëshon thirrjen e fortë nga Kuvendi: Guxoni, mos ja lini Ramës….

“Guxoni për të ndryshuar sistemin sepse është në të mirë të Shqipërisë, mos ja lini Ramës listat”. Ka qenë kjo thirrje e deputetit Andi Përmeti nga foltorja e Kuvendit.

“As PS dhe as PD nuk e duan ndryshimin e sistemit. Ju drejtohej kolegëve të PS-së, ju dhe ne kemi votat për ta ndryshuar.

Guxoni për të ndryshuar sistemin, se kjo është për të mirën e Shqipërisë dhe dinjitetin tuaj, nëse ia lini Edi Ramën listat, unë kam frikë se 50% e huaja më e mirë do të mungojë herën tjetër. Edi Rama kam frikë se po përgatit skenarin për t’ju zëvendësuar ju me kriminelët. Ata ishin të mirë, por kishin dënime për vrasje dhe përdhunime. Ligji nuk e lejon, por Rama po përgatit, ata do të quhen biznesmenë të kultivimit të kanabisit” tha ai.