fbpx

“Deputeti që duam”/ Rama jep njoftimin: Të dërgojnë CV të gjithë ata që…

edi-rama-1-2-770x430.png

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot disa detaje për platformën “Deputeti që duam”. Ai tha se të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV.

“Të interesuarit të dërgojnë një CV të jetës profesionale dhe një letër angazhuese, që janë gjëra minimale për këtë sfidë. Ne do mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që vijnë nga të gjitha fushat e jetës.

Do mirëpresim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në ide e dëshirë. ne duam që të jemi pranë njerëzve dhe të bëjmë sa më shumë shërbim ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve. Të interesuarit mund të aplikojnë online, janë të mirëseardhur që të shfaqin interesin e tyre. Të dërgojnë video, ku të thonë pse duan të marrin pjesë”, u shpreh Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303