fbpx

Deputeti rus arrestohet në sallën e parlamentit

russian-senator.jpg

Një politikan rus është arrestuar brenda parlamentit të vendit, me dyshimin se ka urdhëruar dy vrasje.

Rauf Arashukov, 32 vjeç, dyshohet të ketë orkestruar vrasjet e dy personave të profilit të lartë në rajonin Karachaevo-Cherkessiya, në vitin 2010 si edhe për disa krime të tjera.

Njësia e hetimeve federale pranë Komitetit Hetimor të Rusisë, tha se Arashuk u arrestua pasi dhoma e lartë e parlamentit votoi për të revokuar imunitetin e tij nga ndjekja penale. Ai u arrestua dhe u largua nga ndërtesa të mërkurën, thanë njoftimet.

Arashukov, djali i një biznesmeni të fuqishëm, u propozua nga legjislativi vendas dhe u dërgua në Këshillin e Federatës në vitin 2016, duke u bërë deputeti më i ri i Këshillit.

Mediat ruse citojnë burime nga hetimi, sipas të cilave, tre vetë dëshmuan kundër Arashukov dhe e akuzuan atë për orkestrimin e vrasjes së një aktivisti të njohur lokal.

Arashukov u arrestua para se të dilte nga parlamenti ku deputetët po diskutonin mocionin për t’i hequr atij imunitetin./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303