fbpx

Deputeti shpërthen në Parlament, tregon ç’ndodh brenda burgjeve: Skandale pasi u larguan…

Deputeti Lefter Maliqi ka qenë shumë i ashpër në Kuvend, ku i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt në lidhje me situatën në burgje.

Teksa e quan “kolegia e Lleshajt”, Maliqi thotë se situata në burgje është e rëndë.

“Korrupsioni, tenderat korruptive, protesta dhe greva e të burgosurve. Jeni të keq përdorur nga kryeministri, të përgjigjesh të paktën 50% të realitetit. Besoj që të jesh transparente”, tha Maliqi.

“Besoj dhe shpresoj që i ke çështje, që nga burgjet, korrupsioni, protesta e të burgosurve, emërimet nepotike, tenderat e shumta, e të tjera skandale, shpresoj që ti përgjigjesh jo me një analizë, por me një raport. Pasi të të dëgjoj ty do të tregoj katrahurën në burgje këto dy vjet që unë jam larguar dhe në momentin që ju keni larguar dy ish drejtorë socialistë, Arben Çuko dhe Stefan Cipa  dhe keni emëruar drejtorë të përgjithshëm  jo  vetëm aty por kudo njerëz të rilindjes pa lidhje që e kanë kthyer në privat sistemin e burgjeve”, tha Maliqi.