fbpx

Deputeti Valteri bën thirrjen e fortë ndaj qytetarëve: T’i dënojmë, Shqipëria po zvarritet, është marrë peng nga këta të 3

haliti.png

Deputeti opozitar Halit Valteri u ka bërë një thirrje të fortë qytetarëve nga foltorja e Kuvendit që më 25 prill të dënojnë me forcë nëpërmjet votës tre forcat politike në vend PS-LSI-PD.

 “Tre emra janë problemi PS, LSI, PD. Shqipëria është marrë peng dhe po zvarritet vetëm për shkak të këtyre bizneseve. Janë biznese që mbahen në këmbë për shkak të monopolizimit të vendit. Këto tre biznese reagojnë rrallë përballë shqiptarëve. Politikanët centralizojnë vendimmarrjen, çfarë e mban në këmbë këtë lloj biznesi. Qytetari është injoruar prej 30 vitesh.

Ndaj keni në dorë të largoni këto tre figura. Kemi nevojë të dënojmë një klasë politike e kalbur dhe e krimbur në korrupsion. Të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, se politikanët tanë edhe për të matur tensionin shkojnë në spitalet e Stambollit”,- tha Valteri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303