fbpx

Deputetja e PS lëshon mesazhin e fortë: Nuk janë viktima, por bashkëpunëtorë

sen.jpg

Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi tha se Shqipëria është me fat që mbështetet nga dy aleatët kryesorë të BE-së, siç janë Franca dhe Gjermania.

Ajo theksoi nga foltorja e Kuvendit se maxhoranca, por edhe opozita  vijnë në Kuvend për projektrezolutën, e cila kalon interesin politik të çdo partie dhe përfaqëson interesin e të gjithë shqiptarëve.

 “Synimi ynë është që të kemi një Shqipëri më të mirë, më shumë mundësi shkollimi, me një drejtësi të drejtë. Me një Shqipërisë siç është sot anëtare e NATO-s, të jetë  nesër anëtare e BE.  Ne jemi pjesë e Europës prej shekujsh, si pjesë e kulturës dhe zhvillimeve historike të vetë Evropës. Ambicia jonë e madhe politike është që të jemi pjesë e një tavoline me vendet e Europës. Rrugëtimi është i gjatë, por jo i pamundur. Kam besimin se do ia dalin, falë edhe dy aleatëve të Europës dhe SHBA. Ne do t’i kemi ata në krahë  për të ndihmuar në realizimin e reformave që keni nisur. Sot është koha për politikanë të mençur dhe jo më për politikanë të fortë. Njerëzit që zgjedhshin të votojnë politikanët e korruptuar, nuk janë më viktima, por janë bashkëpunëtorë. Unë besoj se ndershmëria është politika më e mirë. Ndaj sot në vijmë së bashku si maxhoranca, por edhe opozita në Kuvend për projektrezolutën, e cila kalon interesin politik të çdo partie dhe përfaqëson interesin e të gjithë shqiptarëve. Projektrezoluta i drejtohet edhe vendeve të BE, që në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë”, theksoi deputetja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303