28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Deputetja: Rama nuk e njeh dialogun e zgjidhjes së problemeve

spot_img

Pas tentativës së Kryeministrit Rama për t’u futur ne dialog me studentet pas protestës së tyre e cila vazhdon në ditën e saj të 14, ka reaguar edhe deputetja demokrate Dhurata Çupi e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se “në 5 vite Edi Rama përdori vetëm një taktikë për Shqipërinë: Copëtoje, ndaje, përcaje dhe vidhe.

Deklarata e plote:

Rama njeh dialogun e përcarjes dhe jo të zgjidhjes së problemeve.

Edi Rama nuk dialogoi ne 5 vite rresht me të gjithë ata persona të arrestuar pasi nuk mundën të paguanin energjinë elektrike.

Rama nuk dialogoi kurrë me qytetarët që iu shembi shtëpitë e u mori pasuritë dhe i nxorri në mëshirë të fatit pa asnjë qindarkë dëmshpërblim.

Edi Rama nuk dialogoi me mijëra pensionistë që në 5 vite i ka lënë pa ua rritur asnjë qindarkë pensionin.

Edi Rama nuk dialogoi me mijëra të rinj që të vetmen shpresë për të ardhmen e tyre shohin rrugët e Europës

Edi Rama nuk dialogoi kurrë me minatorët që po humbin jetën nëpër minierat e privatizuara nga oligarkët e tij .

Edi Rama nuk dialogoi me infermijeret , të papunët e të pamundurit.

Edi Rama në 5 vite nuk e ndërpreu për asnjë cast dialogun me korrupsionin, aferat, tenderat e oligarkët

Në 5 vite Edi Rama përdori vetëm një taktikë për shqipërinë: Copëtoje, ndaje, përcaje dhe vidhe.

Ky është i vetmi dialog që Edi Rama di të bëjë, por e shkruan ne akull me studentët pasi ata kurrë nuk do ta pranojnë një sjellje apo dialog të tillë.\Real-news.tv\

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat