Në prag të ndeshjes mes Interit dhe Milanit, trajneri kuqezi Stefano Pioli ka mjaft probleme sepse do të ketë mungesa në formacionin bazë.
Kush do të jetë në ndeshjen e nesërme kundër Interit? Kjo është një nga pyetjet që iu drejtua në konferencën për shtyp Stefano Piolit, trajnerit të Milanit, i cili në prag të ndeshjes kundër Interit.
“As Ibrahimoviç dhe as Rebiç nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e nesërme, ndërsa Tomori ka bërë një. punë e shkëlqyer dhe do të jetë në dispozicion, por nuk e mendoj që në fillim”, tha Pioli.
Ai theksoi se “Interi fitoi vitin e kaluar dhe po dëshmohet të jetë sërish i fortë këtë vit. Mënyra se si luajnë dy skuadrat do të krijojë kaq shumë duele, skuadra që fiton më shumë do të ketë shanse më të mira për të fituar”.
“Interi është i fortë, por edhe ne kemi cilësitë tona. Mënyra se si luajnë dy skuadrat do të çojë në shumë duele. Skuadra që fiton më shumë duele do të ketë shansin të fitojë ndeshjen dhe ne duhet të përfitojmë nga këto situata, duke u përpjekur të bëhu më i mirë me to”.
Derbi është tejet i rëndësishëm pasi dy skuadrat janë në krye të klasifikimit, ku Interi në vend të parë me 53 pikë, ndërsa Milan në të dytin me 49 pikë, por që zikaltërit kanë një ndeshje më pak.