fbpx

Dërgohet me helikopter në spitalin e Traumës, aksidentohet duke punuar tokën 55-vjeçari

helikopter-567x365.jpg

Një 55-vjeçar nga fshati Skënderbegas në Gramsh është aksidentuar rëndë duke punuar tokën me një mjet tip freze dore. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku 55-vjeçari Veis Koçi duke frezuar tokën pranë banesës se tij është aksidentuar pasi mjeti është përmbysur dhe e ka goditur në të gjithë trupin duke e mbledhur rreth thikave të saj. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar Urgjencën e spitalit të Gramshit.Për largimin e trupit nga mjeti është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve dhe mjekëve të spitalit të Gramshit. Pasi i dhanë ndihmën e parë në autoambulancë 55-vjeçari është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303