fbpx

“Dërguat 1500 për të shembur teatrin”, Rama nuk tërhiqet nga qëndrimi i fortë

Vijojnë akuzat ndaj Kryeministrit Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai është pyetur nga qytetarët në Facebook, në lidhje me operacionin e Policisë së Shtetit për të shembur Teatrin Kombëtar, që sipas komentuesit nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë kjo gjë.

Kreu i qeverisë, teksa i është përgjigjur shprehet se nuk është shembur Teatrit Kombëtar por një karakatinë dhe policë ishin aq sa duheshin për të kryer atë punë.