Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije vetëm pak momente më parë disa vendime të rëndësishme.
Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se deri në fund të vitit në vendin tonë do të vijnë edhe 500 mijë doza të tjera vaksine.
Vendim i për kryerjen e pagesës për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer që do të vijnë deri në dhjetor, që do i shtohen programit të vaksinimit, përmes këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 milionë dollarë për të gjithë këto doza që do të plotësojnë nevojat. Ne kemi garantuar deri më tani sigurimin për plotësimin e nevojave përmes një portofoli të diversifikuar dhe deri më tani kanë mbërritur më shumë se 2 milionë doza vaksine dhe 1.7 milionë janë kryer. Qeveria nuk po ndalet për vijimin e dazave të tjera ndërkohë që ne po vijojmë punën për rritjen e mbulesës vaksinale, për të treguar se i gjithë sistemi mjekësor është angazhuar në lidhje me përmbushjen e vaksinimit. Në një takim që kryeministri Rama ka pasur me drejtorin ekzekutiv të PFizer është bërë i mundur sigurimi i dozave të vaksinave edhe për vitin 2021.

