Dermaku arrin akordin me klubin historik të Seria A

dermaku-kastriot.jpg

Kastriot Dermaku zyrtarisht është një lojtar i Parmës.

Mbrojtësi 27 vjeçar ka arritur akordin me klubin historik të Seria A, duke firmosur si futbollist i lirë nga Cosenza.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka nënshkruar për 4 sezone me Parmën dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit, Roberto D’Aversa që nga sezoni i ardhshëm.

Dy vitet me Cosenza ishin mjaft të suksesshme për Dermakun, që zhvilloi 65 takime, duke shënuar dhe një gol.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303