Dermatologët çudisin: Vaji i kokosit mund të dëmtojë lëkurën

Vaji i kokosit është një produkt që bën mrekulli me lëkurën dhe shpesh nga ata që merren me estetikë e kozmetikë dhe bukuri sugjerojnë kombinime e këshillime përdorimi në forma të ndryshme. Megjithatë, duket se po i njëjti vaj nuk është opsion i duhur në çdo problem me lëkurën.

Sipas disa dermatologëve për “Women’s Health Magazine”, vaji i kokosit mundet që edhe të bllokojë poret dhe të ndikojë keq tek aknet e irrituara por mund të përdoret si një suplement në regjimin tuaj tradicional të akneve, pa mundur ta japë efektin si një produkt i vetëm.

Nëse doni që ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues për fytyrën, është mirë që pas tij të përdorni një tjetër pastrues, për të hequr çdo mbetje të vajit nga lëkura.