Del dëshmia tronditëse për vdekjen e çiftit

pallati-berat.jpg

“Pamë që plaku e shtyu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vet”.

Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e një prej dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Berat, ku një çift bashkëshortësh u hodhën nga kati i gjashtë i një pallati.

‘BalkanWeb’ ka siguruar dëshmi të banorëve të zonës, të cilët rrëfejnë se e gjithë skena ndodhi në pak sekonda.

Duke iu referuar burimeve policore, Kujtim dhe Këze Agalliu, kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’.

Po ashtu mësohet se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa merrte edhe mjekime, ndërkohë që gruaja e tij, Këzja, ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Burime policore për ‘BW’ bëjnë me dije se ka dyshime se ngjarja në fjalë ka qenë e planifikuar nga çifti, pasi ata nuk donin që të jetonin në qytet, por në fshatin e tyre.
Por duke qenë se fëmijët e tyre, 3 djemtë dhe vajza jetonin jashtë shtetit, çiftit iu kishin blerë një apartament dhe i kishin transferuar në Berat.

Ndonëse burrë e grua jetonin vetëm, ata kishin edhe një shërbyese, e cila ju vinte në ndihmë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303