fbpx

Dëshmia tronditëse/ Polici te Infektivi: Pacientët i zgjedhin që kur vinë se kush do shpëtojë, mbahen me ditë në morg

koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi11-600x360-1.jpg

Një dëshmi e rëndë është ajo që ka publikuar faxweb. Një punonjës i policisë, i cili është i vendosur në gardhin e spitalin Infektiv ka pranuar se shumë prej pacientëve që humbasin jetën mbahen disa ditë në morg.

Duke komunikuar me familjarë të personave të shtruar punonjësi i policisë shprehet se mjekët i seleksionojnë pacientët që në momentin kur iu hapin kartelën e shtrimit. Ka pasur raste sipas tij, që familjarët vijojnë që të sjellin ushqime në spital, edhe pse pacientët mund të kenë ndërruar jetë prej ditësh, dhe lajmi nuk i është bërë i ditur nga ana e mjekëve.

“Për dhjetë minuta fiuu (fishkëllen), unë skam parë që të dalin të gjallë, pse me rrejt, ka pasur raste që i kanë nxjerrë nga 10, ska pasur as vend morgu ku me i çu. Më mirë le të vdes te shtëpia se e sheh, shpres vdes e fundit por ama…

Kishte katër ditë që dikush sillte ushqime këtu të afërmit e vetë, edhe pse kishte katër ditë që kishte vdekur në morg. Rrezik nuk i kanë treguar fare, që kur të mbush kartelën ai të pyet, kush je, nga je, a ke sëmundje shoqëruese, që atëherë ta heq kryqin ai, thotë do ikësh në krahun tjetër. Të them edhe një gjë tjetër unë, ku ka policë e ku ka ushtarakë, ti nuk zgjidh dot gjë, po pati gardh ti nuk zgjidh dot gjë”, shprehet punonjësi i Policisë për Faxweb.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303