Dështimi i negociatave/ Balla komenton rezolutën e PE për Shqipërinë

balla.gif

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar në foltoren e Kuvendit ditën e sotme rezolutën e PE për Shqipërinë.

Tashmë dihet q negociatat dështuar, mirëpo Balla thekson se deri në Pranverën e ardhshme, edhe ata që janë kundër do të ndryshojnë mendje.

“Holandezë, danezë dhe francezë e thanë qartë se vendimi i 18 tetorit ishte një gabim strategjik. Do doja t’iu thoja qytetarëve që është hera e parë që në PE kemi një shumicë, të cilat shprehën bindjen se Shqipëria ka ecur para në realizmin e reformës në drejtësi.

PE i sugjeron edhe vendeve të tjera të ballkanit perëndimor, ta marrin si referencë e reformës në drejtësi, realizuar nga Shqipëria. Halli i opozitës rrugore nuk zgjidhet dot. Ata ikën vetë nga kuvendi. Është koha për të treguar se bojkotet demokratike nuk të çojnë asgjëkundi.

Arsyetimi i mosmarrjes së vendimit ka të bëjë më çështje të brendshme në BE. Doja të bëja thirrje deputetëve se është në detyrën tonë historike që të vijojmë punën.

Instrumenti i vënë në dispozicion nga Bundestagu është udhërrëfyesi më i mirë. Deri në pranverën e ardhshme, edhe ata që janë kundër do të ndryshojnë mendje, se duhet riparuar ai gabim strategjik”, theksoi Balla.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303