“Dështon” botoxi, vajza tregon tmerrin

Kohët e fundit grupet e Facebook-ut janë kthyer në një vend ku persona të ndryshëm që janë anëtarë “adresojnë” problemet e tyre dhe kërkojnë këshilla apo zgjidhje nga personat që mund të kenë ide apo informacione lidhur me atë çështje.

Një vajzë nga Kosova në një nga grupet në rrjetin social Facebook, që numëron më shumë se 150 mijë anëtarë, ka shkruar për një rast që i ka ndodhur.

I kam bërë buzët po nipi im i vogël tu desht me përfaqë mka ra boks në buzë të sapo bome, e tahs buza u fry shumë pe mbaj me akull shpesh po spo më bjen në vend, kesh te te mjekja që mi ka boa jo veq fillerin ma heki komplet kishte mem ra buza pak ma posht po tash hala ma e ajt mu ka bo…”, shkruan kjo vajzë.

Operacionet plastike jo rrallë herë kanë përfunduar në këtë mënyrë.

Duke publikuar edhe tri foto në mënyrë anonime, ajo ka treguar se sot kishte fejesën e vëllait të saj, por nuk do të shkojë për shkak të incidentit që ka pësuar.