fbpx

Detaje/ Ekzekutimi i Andi Zylyfit, dalin pamjet nga vendngjarja

Disa pamje nga vendngjarja janë publikuar nga ekzekutimi i Andi Zylyfit, i cili u vra pasditen e  sotme në fshatin Përparim të Elbasanit me plumb në kokë.

Gjithashtu, i plagosur mbeti shoku i tij, Ardit Uruci, të cilët ndodheshin në lokal në momentin kur një breshëri plumbash ‘vërshuan’ mbi ta.

Bëhet me dije se deri tani janë shoqëruar në polici 13 persona, dëshmitarë të ngjarjes. Ata po pyeten për të hedhur dritë për zbardhjen e rrethanave që mund të ndihmojnë për të identifikuar autorët.

Nga mënyra e atentatit pista kryesore është larja e hesapeve mes dy bandave.

Zylyfi, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme, sapo ishte kthyer nga emigrimi nga një vend i Evropës.

Pamje nga vendngjarja: