Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që raportoi real-news pak më parë në rrugën Plash-Plepa. Mësohet se automjeti tip “Ford Fusion” drejtohej nga 25 vjeçari Met Koci, është përplasur me një shtyllë.
Nga përplasja e fortë, mjeti ka pësuar dëme të mëdha ndërsa drejtuesi i mjetit, Met Koci fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I aksidentuari është polic rendi në zonën e Durrësit.
Ambulanca dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Advertisement