fbpx

Detaje nga krimi i rëndë, del foto, ja kush është Jetmira që u vra nga kunati, vajza e saj 8-vjeçare po…

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Bathoren, ku 34-vjeçarja Jetmira Hasani u vra me armë zjarri nga kunati i saj Agron Tanushi për çështje pronësie.

Fqinjët kanë folur për krimin në familje duke thënë se Agroni nuk ishte person problematik, por prej 10 vitesh kishte sherre të herëpashershme me viktimën, kryesisht për shtëkpinë. Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se ishte e tij.

Viktima ishte e ndarë nga bashkëshorti (vëllai i autorit), me të cilin kishte një vajzë 8 vjeçe, e cila ndodhet tashmë tek familjarët e Jetmirës. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli për të kapur autorin e vrasjes.