Detaje nga krimi makabër, familja shqiptare u vra nga djali i pronarit të shtëpisë?

vrasje.png

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër në Greqi ku u shua familja shqiptare.

Sipas protherma.gr., familja shqiptare dyshohet se është masakruar nga djali i pronares së shtëpisë, ku banonte familja shqiptare.

Mësohet se ai i ka kërkuar familjes shqiptare të largohet nga aty, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me qiranë. Disa fqinj thotë se kishte mbaruar kontrata e qiradhënies. Si rrjedhojë policia ka hedhur poshtë pistën e parë se autori i krimit të katërfishtë ishte babai i vdekur dhe pistën e dytë se autor ishte ish bashkëshorti grek i shqiptares.

Sipas informacioneve autori, i biri i pronares, është shtetas grek 57-vjeç.

Protothema.gr shkruan se 57-vjeçari vuante nga problemet mendore dhe se në të kaluarën ka qëndruar në një klinikë psikiatrike. Sipas të afërmve të çiftit shqiptar, Armando dhe Maria Kloci, 57-vjeçari ka pasur debate të forta me viktimat kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve financiare në lidhje me qiranë e shtëpisë.

Fqinjët thonë se 57-vjeçari kishte arritur në pikën ku i kishte ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin banesës ku familja shqiptare jetonte. Autoritetet greke janë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së tragjedisë, shkruan protothema.gr.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303