Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja fatale që i mori jetën një personi pak më parë në Drenovë të Mallakastrës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ishte një fermer, i cili gjatë punës me traktor ka humbur kontrollin e mjetit, i cili e ka zënën poshtë duke i shkaktuar vdekjen.
“Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat(mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Advertisement