fbpx

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Fier ku humbi jetën 19-vjeçari/Aksidenti u shkaktua nga lagështira dhe shpejtësia

800-0-61cc6d86e2b35.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Hamil të Fierit, ku ka humbur jetën shoferi vetëm 19-vjeç.

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë, duke qenë se së fundmi vendi ynë është përfshirë nga një mot me reshje të dendura.

Në lidhje me aksidentin ka reaguar dhe policia e shtetit.

NJOFTIMI

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303