35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Detaje të reja nga arrestimi i ukrainasit në Kakavijë

spot_img

Ditën e djeshme një shtetas i huaj u arrestua në Kakavijë, ku sot janë zbuluar të tjera detaje. Është bërë identifikimi i ukrainasit, i cili u paraqit si shtetas grek, ku mësohet se emri i tij i vërtetë është Maryan Yatsula. Ai është 28 vjeç dhe dyshohet se është vrasës me pagesë.

Më tej, ai kishte vjedhur mjetin e identifikimit të një shtetasi grek, por pas një verifikimi u vërtetua se Maryan Yatsula kishte gënjyer dhe kishte vjedhur identitetin e dikujt tjetër. Ndërkohë, pasaporta e grekut të quajtur Dimitrios Kantzelis ishte deklaruar si e humbur, kështu ka konstatuar Interpoli.

Ukrainasi pasi vuri re që çdo gjë u verifikua, ka tentuar të largohet nga policët, por këta të fundit e kanë arrestuar./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat