fbpx

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë, si është gjendja shëndetësore e Preng Gjinit?

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin.

Shënjestra e atentatit që tmerroi dje Tiranën, Preng Gjini, bëhet me dije sipas burimeve se është jashtë rrezikut për jetën.

Atentati ndaj Preng Gjinit ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, pranë Urës së Nshrakut ku automjeti i tij tip “Benz A Class” u bë copë e thërrime dhe solli kaos në rrugët e kryeqytetit, ku u grumbulluan njerëz të frikësuar e alarmuar.

Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës, te rrota në anën e pasagjerit, dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë, ndërsa ai ishte duke udhëtuar.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëmtime edhe dy makinat përreth dhe janë plagosur dy kalimtarë, një 45-vjeçar italian i identifikuar si Silvano Barbadoni dhe 14-vjeçar.

Të dy personat kanë marrë ndihmën e duhur në spital dhe janë larguar më pas në gjendje të mirë shëndetësore.